Deklaratat e liderit të LVV-së, Visar Ymeri se bashkëpunojnë me një LDK tjetër dhe kjo veçanërisht duke ju referuar figurës së Isa Mustafa i hedh poshtë nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri thotë se asnjë parti nuk mund të ketë komoditetin që të përzihet brenda partisë dhe figurave të një partie tjetër.
Ai për Rubikon të KTV-së ka thënë se këtë çmim janë duke e paguar tashmë nga partneriteti me PDK-në.
“Nuk ka bashkëpunim me kushte. Si të themi ne që bashkëpunojmë me AAK-në pa Ramush Haradinajn”, ka thënë Haziri.
Haziri nuk e konteston edhe postin e Mustafës në krye të partisë. Ai madje thotë se Mustafa duhet të ndjehet mirë ngase nuk e ka thyer marrëveshjen.