Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka dhënë fund bashkëqeverisjes me AKR-në në Mitrovicë.
Këtë e bëri të ditur kryetari i LDK-së për Mitrovicën, Safet Kamberi, gjatë një konference për medie.
Ai lavdëroi punën e LDK-së gjatë qeverisjes, duke thënë se janë shënuar arritje në drejtoritë të cilat i ka pas nën udhëheqje, raporton Ekonomia Online.
Kamberi ka thënë se vendimin për shkarkimin e drejtorit të Arsimit, e mësuan nga mediet dhe jo nga Agim Bahtiri.
“Bahtiri edhe pse në kualocion ka qenë me LDK-në asnjëherë nuk ka bashkëpunuar me neve. Lajmin për shkarkimin e drejtorit të arsimit i cili ishte nga radhët e tona e kemi marrë nga mediet, sepse asnjë njoftim nuk kemi marrë. Edhe ai shkarkim ka ndodhur pa ndonjë arsye të veçantë”, ka thënë Kamberi.
Për këtë arsye, ai tha se tashmë të gjithë strukturat e LDK-së, kanë dal nga Komuna e Mitrovicës.
Ndërsa, shtoi se LDK do vazhdojë aktivitetin si njëra ndër partitë më të mëdha opozitare, duke thënë se rivali politik i tyre mbetet PDK-ja, e jo AKR-ja.