LDK: Ekipi negociator s’ka bazë kushtetuese

Prishtinë | 08 Jan 2019 | 11:53 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës po e quan ekipin negociator të Kosovës në Bruksel pa bazë kushtetuese dhe i mandatar vetëm me 59 vota nga Kuvendi i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha se Qeveria e Kosovës po e “shëtitë” përgjegjësinë e negociatave me Serbinë nga kryeministri e te presidenti, e më pas te ekipi negociator, që sipas tij nuk ka bazë kushtetuese.

“E konsiderojmë si një grup negociator pa legjitimitet sa i përket aspektit kushtetues. Në anën tjetër, kemi deklaratat e Komisionit Evropian ose Zyrës së komisionarës Mogherini, të cilët thonë që ‘ne do të takohemi me grupin negociator, por në fakt diskutimet vendimmarrëse vazhdojnë në nivelin e presidentëve’. Kjo e vë në pikëpyetje edhe vet ekzistencën e këtij grupi negociator, në rast se vendimmarrja do të merret në nivelin e presidentëve”, ka thënë Mustafa.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/224564931672524/

 

 

Të ngjashme