Lidhja Demokratike të Kosovës do të hap nesër zyrtarisht fushatën për zgjedhjet komunale të 22 tetorit.
Lajmin e ka bërë publik kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi.
Hapja e fushatës do të bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim në ora 17:00.
Postimi i Abrashit:
Miq të nderuar,
Nesër më 21 shtator 2017, do të bëhet hapja zyrtare e fushatës dhe do të prezentohen kandidatët për kryetarë të komunave.
Hapja e fushatës bëhet në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me fillim në ora 17:00. Ju mirëpresim!