Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mohuar lajmin që kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti të ketë qenë pjesë e partisë së Bujar Bukoshi.
LDK-ja sqaron se personi për të cilin kanë raportuar mediet është e që koncidon me emër dhe mbiemër të njëjtë nuk ka të bëjë me Hotin.
“Lidhja Demokratike e Kosovës bën të ditur se z. Avdullah Hoti aktivitetin e tij politik e ka filluar në vitin 2006, si pjesë e LDK-së, ndërsa personi për të cilin flitet e ka të njëjtin emër dhe mbiemër, por është tjetër dhe me profesion mjek”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon nga mediet që të jenë korrekte dhe që lajmet të verifikohen konform stndardeve më të larta të gazetarisë, sidomos në këtë fazë, kur po i afrohemi fushatë parazgjedhore.