Lidhja Demokratike e Kosovës, është në përfudnim të listës së kandidatëve për deputetë.
Pas propozimeve të bëra nga degët janë mësuar emrat për deputetë nga kjo parti për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Në lista shihet se janë thuajse gjithë deputetët e legjislaturës së kaluar.
Ndërsa, aty nuk mungojnë edhe emra të rinj.
Ndryshe, nesër është afati i fundit që subjektet politike t’i dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. /Indeksonline/