Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së janë përplasur rreth nderimit të përvjetorit të masakrës së Poklekut në Drenas.
Përplasja erdhi pasi deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, ku mori fjalën për të diskutuar rreth raportit të KOSTT-it, meqë kryetarja e Komisionit përkatës Sala Berisha-Shala, nuk ishte aty, ngase po merrte pjesë në përkujtimin e masakrës së Poklekut, raporton Ekonomia Online.
“Nëse kryetarja nuk merr pjesë për të shqyrtuar raportin ajo ka dy nënkryetar, dhe duhet të marrin pjesë po nëse as ata nuk marrin pjesë, duhet të jap detyrën për raportim ndonjërit anëtar”.
Ndërsa Sala Berisha Shala i tha Bajramit që të kryejë punët e saj për të cilat është e thirrur.
“E nderuar kolege deputete mos e baj gajlen tem t’i hiq, kryej punët tua për të cilat je e thirrur edhe sot po me detyron ta përdor foltoren këtu. Sot është përvjetori i njerëz nga masakrat me të rënda, masakra e Poklekut, ne të cilën edhe kam pasur obligim me qenë aty. Nuk është tragjike mos me qenë kryetarja këtu. Ke mundur të diskutosh lirshëm, unë i kam deleguar detyrat e mia edhe mos e baj gajlen ti. Ty s’ta kam përmendur emrin sepse nuk je në hierarkinë së Komisionit”, tha Berisha-Shala.
Por, reagoj deputetja Bajrami, e cila tha se duhet t’iu vij turp për përdorimin e të rënëve për përfitime politike.
“Unë me të vërtetë asnjëherë nuk kisha dashur të jem zëvendësja e juaj. Por sot kryesuesi ka dashur ta heq nga rendi i ditës për shkak se askush se merrte fjalën në emër të komisionit. Kështu që mos e mbivlerëso vetveten. I ka thënë sekretarit nuk e qes në votim raportin dhe e potencuat disa herë se raporti është me vonesë. Kështu që mbylle këtë temë, edhe mjaftë i p[përdorët viktimat dhe përvjetorët për përfitime politike, turp duhet me iu ardhur”, tha Bajrami.
Edhe deputetja tjetër e PDK-së Ganimete Musliu, e cila tha se turp duhet t’iu vijë atyre deputetëve të cilët sot ishte dashur të jenë në Poklek për nderime.
“Nëse këtu vërtetë dikujt duhet t’i vijë turp është ajo që foli para meje. E them me sinqeritetin me të madh, sot është dashur që ky Kuvend t’i mbyll dyert në orën 10:00 dhe të gjithë të ishim në Poklekut për të bërë nderime para atyre viktimave që fatkeqësisht familjet e tyre nuk e kanë as nga një varr ku duhet t’iu qesin lule me të dashurve të tyre”.
Avdullah Hoti, nga LDK tha se nderimi mw i madh për të rënët bëhet kur punohet dhe secili kryen punën e tij.
“Unë i lus të gjithë deputetët që të përmbahen nga gjuha që janë duke e përdorur. Nderimi më i madh atyre viktimave iu bëhet nëse gjithë deputetët do ishin paraqitur në orën 10 sot në seancë. Deputetët e shumica dy tri orë me vonesë paraqiten në seancë, shtyhen seancat për shkak se nuk jeni të rregullt”.
“Nderimi me i madh i atyre viktimave është me funksionuar si duhet institucionet dhe me kryer secili detyrën e vet. Po të kishte pasur një organizim të duhur nga kryesia e Kuvendit, të kishim ftesë gjithë deputetët, të gjithë do ishim duke bërë nderime atje, Por nuk ka rend shtëpie këtu”, tha Hoti.
Mw pas raporti i operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut-KOSTT sh. a, u votua nga 74 deputetë, 47 ishin pwr, 24 kundër, 3 abstenime.