Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar listën e saj me kandidatë për deputetë, raporton EkonomiaOnline.
Përfaqësuesi i LDK-së në KQZ, Florian Dushi tha se lista përmban 110 kandidatë për deputetë.
LDK dorëzoi listën e saj me kandidatët e saj për deputetë, listë me 110 emra që i prin Vjosa Ismani dhe besoj që do prijmë dhe do të dal me fitore”.
Dushi konfirmoi se Isa Mustafa dhe Fatmir Sejdiu nuk janë në këtë listë ku për këtë të fundit tha se nuk ka shprehë dëshirë të jetë pjesë e listës.
“Kemi qenë te hapur për propozime nga të gjitha vendet, Fatmir Sejdiu s’është ne listë pasi nuk ka shprehë dëshirë. Isa mustafa nuk është në listë”, tha ai