Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ka thënë se pret që në Lidhjen Demokratike të Kosovës të ketë ndryshime.
Si delegat i LDK-së në Fushë Kosovë, ai ka pranuar se preferon Vjosa Osmanin, si kandidate për kryetare të LDK-së dhe jo Isa Mustafën.
”Pres që të ketë ndryshime dhe të vijë ta qeverisë LDK-në një forcë e re”.
”Preferenca ime është që të jetë tek Vjosa, por nuk e di nëse do të jetë kandidate”.
”Nuk e di a është e gatshme LDK apo jo, por ne jemi si komunë të gatshëm për ndryshimet, por të tjerët nuk e dijmë nëse janë”.