LDK-ja është kundër mashtrimit, e jo kundër partnerëve të shtetit të Kosovës

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 21:38 | Nga Avdullah Hoti

Forca politike që udhëheq me vendin i ka mashtruar qytetarët për 15 vite, sepse:

  • e ka kundërshtuar Planin e Ahtisarit që ka sjellë pavarësinë;
  • e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit që ka trasuar rrugën e integrimit evropian të Kosovës;
  • e ka kundërshtuar Marrëveshjen e Uashingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e cila e ka sjellë njohjen nga Izraeli dhe përfitime të tjera;
  • e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht thirrjes nga zyrtarët më të lartë të SHBA-së për të mbështetur atë, e sot e konsideron demarkacionin si çështje të kryer;
  • i ka kundërshtuar të gjitha marrëveshjet e dialogut në 10 vitet e fundit, disa prej të cilave kanë mundësuar shtrirje të sovranitetit në të gjithë territorin e vendit dhe i kanë siguruar Kosovës prezencë në forume ndërkombëtare;
  • e ka kundërshtuar me dhunë marrëveshjen e parimeve të vitit 2015, e cila siguron zbatim të Kushtetutës së Kosovës në zbatimin e marrëveshjes së vitit 2013.

Ndërkaq, tani e njëjta forcë politike pranon të zbatoj të gjitha marrëveshjet paraprake dhe thirret në elemente specifike të atyre marrëveshje që sigurojnë kushtetutshmërinë në zbatim.

LDK-ja është kundër mashtrimit.
LDK-ja është për shtetin e Kosovës.
LDK-ja është për ruajtje të partneritetit me miqtë.🇽🇰🇺🇸

Të ngjashme