Pas takimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me Grupin Parlamentar, me ç’rast u diskutua për gjetjen e një rruge të përbashkët për rrëzimin e qeverisë, është takuar kryesia e LDK-së.
Sipas një komunikate për medie nga LDK, çështja e dialogut mbetet temë kryesore e kryesisë së LDK-së, me ç’rast u formua një grup punes për Platformën e dialogut, e cila jep korniza të qarta se si duhet të vazhdohet me dialog, transmeton Ekonomia Online.
Poashtu gjatë takimit të kryesisë u formua edhe një grup punes i cili do të punoj rreth platformës zgjedhore.
“LDK-ja mbetet e përkushtuar që vendi të shkojë sa më shpejt në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/hoti-e-quan-mish-mash-viziten-e-thacit-e-haradinajt-ne-new-york/