Lidhja Demokratike e Kosovës ka thyer heshtjen për të thënë që gjithçka që po diskutohet rreth takimit të sotëm me Isa Mustafës dhe Albin Kurtit janë të pavërteta. Ndërsa, LDK nuk tregon ndonjë të vërtetë konkrete.
Në njoftimin e LDK’së thuhet se kjo parti i ka paraqitur një ofertë për bashkëqeverisje Lëvizjës Vetëvendosje, por nuk tregon se për cfarë oferte bëhet fjalë.
“Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje”, thuhet në njoftimin e LDK’së.