LDK-ja mbështet vendimin për lejimin e votimit me letërnjoftim të skaduar

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 15:41 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës mbështet vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lejimin e votimit të personave me letërnjoftim të skaduar, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësja e shtabit të LDK-së, Ardita Dushi, u bëri thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ky mirëkuptim ka ndodhur për shkak të pandemisë”, tha Dushi.

“Këtë të drejtë duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë të drejtë dhe civilizuese”, theksoi ajo.

“LDK-ja pret demokratizim dhe zhvillim të vendit dhe fton për respektim të të drejtave të votimit, përfshirë këtu edhe heshtjen zgjedhore”, përfundoi ajo.

https://vimeo.com/512192828

Të ngjashme