Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se e mbështetë kërkesën e Qeverisë dhe Kuvendit që të mbajë seancë të jashtëzakonshme për lejimin e angazhimit të FSK-së në Misionet Paqeruajtëse.
Kështu ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se është i bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë.
Postimi i plotë:
E nisim vitin me një lajm fantastik!
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.
Jemi të bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë, dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë!