LDK-ja mbledh të mërkurën Këshillin e Përgjithshëm

Prishtinë | 17 Dhj 2019 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, raporton Ekonomia Online.

Mbledhja është paraparë të mbahet nesër në ora 14:30 në selinë e partisë.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të diskutohet për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm pas zgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme