Një delegacion i Lidhjes Demokratike të Kosovës po merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP) në Helsinki.
Delegacionit i prin Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, ndërsa po marrin pjesë edhe smet Beqiri, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, Lirie Kajtazi, kryetare e Forumit të Gruas së LDK-së dhe anëtarët e Kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti dhe Vlora Dumoshi.
Kongresi i EPP-së mbahet me 7 dhe 8 nëntor në Helsinki dhe në fokus ka përgatitjet për zgjedhjet evropiane të vitit 2019. Njëkohësisht, do të diskutohen poashtu edhe çështjet me interes madhor për qytetarët evropian si sfidat e migrimit ilegal, çështjet e sigurisë, konkurrenca globale dhe ndryshimet klimatike.
Fakti që LDK është anëtare e EPP-së është e një rëndësie të veçantë pasiqë EPP është organizata politike më e madhe në Evropë dhe anëtarët tjerë të EPP-së nga vendet tjera evropiane, siç është CDU e Gjermanisë e udhëhequr nga Kancelarja Merkel, përkrahin dhe ndihmojnë Kosovën në institucionet e Bashkimit Evropian.