Grupi i asamblistëve të LDK-së sot gjatë një konference për medie, kanë dhënë kritika të shumta drejtë kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, raporton Ekonomia Online.
Sipas LDK-së përfshirja e Shpend Ahmetit në ekipin negociator, përbënë shkelje të dispozitave ligjore.
Asamblistët e LDK-së, thonë se kryetari i Prishtinës nuk mund t’i ushtrojë dy funksione në të njëjtën kohë.
Këto deklarata i bëri asamblisti nga radhët e LDK-së, Agim Gashi.
“Roli i dyfishtë i kryetarit në këto momente, maskimi i dështimeve të kryetarit të Komunës dhe qeverisë që ai e udhëheqë ka ndodhur në çastin kur Shpend Ahmeti u bë pjesë e delegacionit sepse kjo ndikoj që opinionit të i zhvendoset mendja nga Komuna dhe të mjegullohet roli i kryetarit . Kryetari duhet ta dijë se angazhimi i tij në delegacionin me Serbinë është shkelje direkte e ligjshmërisë sepse angazhimi i dyshiftë përbëjnë shkelje të dispozitave ligjore”, u shpreh Gashi.
“Në kushtet kur kryeqyteti i Kosovës për 6 gjashtë vite është keq qeverisur nga kryetari i saj Shpend Ahmeti pa pasur nevojë për një qasje të re të politikë bërjes dhe vendimmarrjes.”, tha Gashi.
Gashi tha se i gjithë ky veprim i Ahmetit po bëhet për ta zhvendosë vëmendjen e opinionit nga Komuna e Prishtinës.
“Ky kryetar në vend që të përmbushë zotimet publike ka zhvendosur vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale. E gjithë kjo është bërë në mënyë të kundërligjshme, marrja përsipër e kësaj pozite nga ana e tij nuk përkon me parimet themelore të vetëqeverisjen lokale. Zyrtari i lartë nuk mund të jetë pjesë e një apo më shumë organi të institucioneve publike”, shtoi ai.
Ai sqaroi edhe akuzat ndaj LDK-së në Prishtinë për mosvotimin e propozimit për fillimin e ndryshimit të planit rregullativ të Kodrës së Diellit.
Sipas Gashit, këto akuza janë të pavërteta pasi që sipas tij, janë pesë parti që qeverisin me komunën dhe nuk kanë mungesë të votave për të çuar përpara këtë çështje.
“Dëshiroj të sqaroj të them një akuzë që i është bërë opozitës në komunën e Prishtinës për mos miratimin e ndryshimit të propozimit të planit rregullativ për kodrën e diellit. Për mos votimin e porpozimit për fillimin e ndryshimit të planit rregullativ të kodrës së diellit në seancën e parafundit të vitit 2018 nuk është fajtore opozita sepse koalicioni qeverisës përbëhet nga 5 parti në pushtet dhe përkrahet nga PDK-ja pas marrëveshjes së pa publikuar i ka 27 vota dhe ata kanë mundur ta votojnë”, pohoi Gashi, raporton Ekonomia Online.