Lidhja Demokratike e Kosovës nesër e shënon 33-vjetorin e themelimit.
Ky subjekt partiak këtë do ta shënojë me një festë solemne e cila fillon nga ora 18:00.
Në njoftimin e lëshuar të ftuar janë qytetarë, veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së.
“33-vjet vullnet, punë e përkushtim për liri, pavarësi dhe demokraci. 33-vjet punë për shtetndërtim. 33-vjet lidhje me qytetarët e Republikës së Kosovës”.
“Të dashur qytetarë, veprimtarë e aktivistë të LDK-së, jeni të mirë se ardhur në solemnitetin e 33 vjetorit të themelimit, nesër (e premte), më datë 23 dhjetor 2022, në orën 18:00”, thuhet në njoftim.