LDK-ja nesër e shënon 33-vjetorin e themelimit me festë solemne

Prishtinë | 22 Dhj 2022 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër e shënon 33-vjetorin e themelimit.

Ky subjekt partiak këtë do ta shënojë me një festë solemne e cila fillon nga ora 18:00.

Në njoftimin e lëshuar të ftuar janë qytetarë, veprimtarë dhe aktivistë të LDK-së.

“33-vjet vullnet, punë e përkushtim për liri, pavarësi dhe demokraci. 33-vjet punë për shtetndërtim. 33-vjet lidhje me qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Të dashur qytetarë, veprimtarë e aktivistë të LDK-së, jeni të mirë se ardhur në solemnitetin e 33 vjetorit të themelimit, nesër (e premte), më datë 23 dhjetor 2022, në orën 18:00”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme