Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, dështimet që janë duke i bërë në shumë fusha po i përkthejnë si suksese rekorde, raporton Ekonomia Online.
Për këtë ai ka thënë se kanë vendosur ta quajnë “Qeveri e paaftë dhe krenare me të”.
Rukiqi në një konferencë për media ka thënë se Kurti është duke vazhduar ti paraqes si rekorde edhe dështimet me Inflacioni, ku sipas tij, në bazë vjetore inflacioni ka qenë me rritje 4.9%.
“Dështimet për te cilat po flasim e kanë burimin e kësaj qeverie, me rëndësi është që të njëjta po vinë me faturë të shtrenjtë e që po paguhen nga qytetarët e vendit”.
“Kryeministri vazhdon t’i paraqesë si rekorde dështimet, si inflacioni në bazë vjetore me rritje 4.9%. Inflacioni ishte i pashmangshëm si shkak i ndryshimeve globale, por në vend do ishte më ndryshu nëse qeveria do kishte vullnet adresimin e saj bazuar tek qytetarët”, deklaroi Rukiqi.
Tutje ai tha se 100 euro të vitit 2020, sot kanë vlerën e 81,65 euro.
Dështime të radhës, Rukiqi i renditi deficitin tregtar me rritje prej 56.5 për qind , si dhe eksportin me 101 milionë euro më pak sesa vitin e kaluar.