Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të bëjë prezantimin e kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, dhe kandidatit për kryetar të Prizrenit, Hatim Baxhaku.
I pranishëm në këto dy ngjarje do të jetë dhe kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa.
Konferenca në Prishtinë do të mbahet në Sheshin “Adem Jashari”, në hapësirë mes Kuvendit të Kosovës dhe objektit të Komunës së Prishtinës, me fillim nga ora 11:00.
Kurse, konferenca në Prizren do të mbahet në oborrin e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, me fillim nga ora 14:30.