Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, ka postuar në Facebook një slogan dhe një zemër të krijuar nga një lidhëz atletesh, që pritet të përdoren për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme.
Slogani që mund të jetë i LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit, është “Mbesim në lidhje”, duke e lidhur edhe me festën e të dashuruarve, Shën Valentinin.