LDK-ja publikon emrat e kandidatëve për kryetarë në disa komuna

Prishtinë | 10 Gus 2017 | 10:45 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë se LDK-së është vendosur për disa nga kandidatët për kryetar të komunave. Në një konferencë për media, vet kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka zbuluar disa nga emrat për kryetar të komunave, raporton Ekonomia Online.

Kësisoj, LDK ka vendosur qe të rikandidoj disa kandidatë në komunat qe tani udhëheq LDK.

“Në Gjilan është Lutfi Haziri, në Pejë Gazmend Muhaxheri, në Istog Haki Rugova, në Podujevë Agim Veliu, në Ferizaj Muharrem Svarça, në Viti Sokol Haliti, në Suharekë Sali Asllanaj, në Lipjan Imri Ahmeti, në Fushë Kosovë Burim Berisha, në Dragash Selim Kryesiu, në Novobërd Bajrush Imeri, në Shtime Selim Shabani, në Kamenicë Shaip Surdulli”, ka bërë me dije Mustafa.

Ai pret që LDK, përveç se të fitoj prapë në komunat e udhëhequra deri më tani, të rikthej edhe komunat si Prishtinën dhe Prizrenin, raporton EO. Ndërkaq sa i përket kandidatëve për Prishtinën dhe komunat e tjera, Mustafa tha se do të vendosin në ditët në vijim.

 

 

Të ngjashme