Lidhja Demokratike e Kosovës, ka falënderuar qytetarët për kulturën e treguar në procesin zgjedhor, duke u bërë thirrje që të shfrytëzojnë kohën e mbetur për dalë në zgjedhje, raporton Ekonomia Online.
Ardita Dushi nga LDK-ja ka ftuar edhe komisionerët që të jenë në nivel të detyrës.
“LDK i falënderon qytetarët për kulturën. LDK fron qytetarët që t’i shfrytëzojnë edhe këto dy orët e mbetura. Me votën e tyre po tregojnë që Kosova është shtet demokratik. I ftojmë komisionarët që ta përfundojnë këtë proces demokratik për shtetin”, tha ajo.