Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë kanë diskutuar për dy orë rreth mundësisë së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.
Mbledhja e cila kishte filluar rreth orës 14:00 ka përfunduar para pak minutash, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se në bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje, po vazhdojnë, por që ka thënë se nuk ka asgjë konkrete sa i përket arritjes së marrëveshjes ndërmjet këtyre dy partive.
Mustafa ka thënë se me Kurtin janë në kontakte, por që ka thënë se asgjë nuk ka konkrete sa i përket koalicionit, raporton EO.
Sipas tij, deri në fund të javës duhet të arrihet marrëveshja ose të konstatohet se s’ka kushte për t’u arritur.
“Të përkushtuar që të punojmë për një marrëveshje e cila respekton vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar”.
“Marrëveshja duhet të vë në pah një qeveri të balancuar dhe me përgjegjësi të balancuara mes dy palëve në harmoni me atë që qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre, neve me 28 dhe VV-së me 29 deputetë”.
“Kemi dhënë një propozim që mendojmë se është i balancuar dhe VV-ja ta duhet ta trajtojë me vëmendje të veçantë. Të ulemi dhe të bisedojmë dhe ato të kenë një përfundim sa më të shpejtë, deri në fund të kësaj jave”.
“Ta bëjmë marrëveshjen ose të konstatojmë se nuk ka kushte të bëhet. Marrëveshja që është në dobi të qytetarëve dhe vlerëson peshën politike” .