Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka mbajtur konferencë për media ku ka prezantuar disa parregullsi, të cilat sipas kësaj partie janë evidentuar gjatë procesit të sotëm zgjedhor, raporton EkonomiaOnline.
Zëdhënësja e shtabit të LDK-së, Doruntina Maloku u bëri thirrje organeve të drejtësisë të garantojnë një proces demokratik dhe të rregullt zgjedhor.
“Duam të shprehim shqetësimin për disa parregullsi dhe shkelje ligjore me të cilat po merren institucionet e drejtësisë. Ku bëjmë thirrje organeve të drejtësisë të garantojnë një proces të rregullt dhe demokratik. Shfrytëzojmë rastin të ftojmë qytetarët të votojnë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. LDK u bënë thirrje qytetarëve të mos ta shesin votën e tyre”, tha ajo.