Me rastin e ndarjes nga jeta të artistit dhe deputetit, Adem Mikullovci, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:
“Me pikëllim dhe me keqardhje të madhe e mora lajmin për ndarjen nga jeta dhe nga ne e aktorit tonë të madh, Adem Mikullovci.
Adem Mikullovci la pas vetes veprën e tij të pashlyeshme që do të mbetet gjithmonë në kujtimet tona dhe gjeneratave të reja.
Rolet e panumërta dhe të papërsëritshme të tij do të mbesin gjurmë për artin dhe të gjithë artistët e rinj.
Ndarja e Mikullovcit është humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë e tij, por edhe gjithë komunitetin artistik dhe më gjerë.
Ikja e tij do të lërë një zbrastirë të madhe për artin, kulturën dhe politikën e Kosovës. Ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të artistit, Adem Mikullovci!”