Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbledhë kryesinë.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ftuar kryesinë e kësaj partie në mënyrë që të paraqiten emrat e kabinetit qeveritar.
I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti, pritet të bëjë publik emrat e ministrave të qeverisë së tij.
Pas përfundimit të mbledhjes që është paraparë të mbahet prej orës 16:30, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të mbajë konferencë për medie.