yrtarët e LDK-së thonë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt, por ata nuk kanë pranuar të flasin për emrat e mundshëm, të cilët do të kandidojnë për pozitën e të parit të kësaj partie. Dy nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri e Agim Veliu, të cilët shumë herë janë përmendur si emra potencialë, nuk kanë pohuar e as nuk kanë mohuar se do të kandidojnë për kryetar, porse kanë thënë se emrat e kandidatëve do të mësohen vetëm në Kuvend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pas pak ditësh pritet të përfundojnë zgjedhjet në të gjitha degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Aktualisht kanë mbetur vetëm edhe katër degë të këtij subjekti, Ferizaj, Vushtrria, Mitrovica dhe Dega III në Prishtinë, të cilat po presin t’i japin fund zgjedhjeve, në mënyrë që pastaj të mbahet Kuvendi i Përgjithshëm, në të cilin do të votohet lideri i partisë.
Zyrtarët e LDK-së thonë se një gjë e tillë do të ndodhë shumë shpejt, por ata nuk kanë pranuar të flasin për emrat e mundshëm të cilët do të kandidojnë për pozitën e të parit të kësaj partie.
Dy nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri e Agim Veliu, të cilët shumë herë janë përmendur si emra potencialë, nuk kanë pohuar e as nuk kanë mohuar se do të kandidojnë për kryetar, porse kanë thënë se emrat e kandidatëve do të mësohen vetëm në Kuvend.