Përmes një komunikate për media, Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se është e gatshme të takohet me partitë parlamentarë për t’u marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas zgjedhjeve.
Komunikata e plotë e LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës disa herë i ka bërë të qarta para opinionit dhe anëtarësisë së saj qëndrimet për dialogun me Serbinë. Këto qëndrime duhet të jenë të qarta edhe për Kryetarin e Kuvendit.
Si parti politike, më e madhe në Kosovë, qëndrimet tona i shpalosim para anëtarësisë dhe qytetarëve tanë, kurse në Kuvend përmes grupit tonë parlamentar.
LDK është e gatshme të takohet me të gjitha partitë parlamentare për tu marrë vesh për datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe orientimet për dialogun pas këtyre zgjedhjeve.