Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thirrur një konferencë për medie për të bërë publike komunat ku janë në avantazh.
Zëdhënësi i Shtabit Zgjedhor, Lumir Abdixhiku, tha se tashmë është e sigurt se Lidhja Demokratike është fituese e zgjedhjeve të balotazhit në Gjilan, Podujevë, Istog e Vushtrri, raporton Ekonomia Online.
“Jemi optimistë që LDK-ja do të udhëheqë dhe kryeqytetin”, tha Abdixhiku.
“Edhe një herë rikonfirmoj që LDK është fituese e zgjedhjeve dhe i urojmë Gjilanit, Podujevës, Istogut dhe Vushtrrisë. Kështu deri më tani LDK i ka të fituara 8 komuna dhe gara më e ngushtë është në Prishtinë ku bëhet fjalë për 188 vota dhe më duhet të theksoj që me kusht janë 1 mijë e 510 vota. Në bazë të përvojave të kaluara votat me kusht i kanë shkuar LDK së. Gjithashtu garë e ngushtë është në Dragash dhe besojmë që edhe aty do të fitoj sepse janë 19 vota diferencë”, u shpreh Abdixhiku.