LDK kërkon debat në Parlament për rritjen e çmimeve

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 13:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar që të bëhet debat në Parlamentin e Kosovës lidhur me rritjen e çmimeve dhe masat që duhet të ndërmerren, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka njoftuar shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë.

“Kemi kërkuar debat parlamentar lidhur me ngritjen e çmimeve dhe masat urgjente që duhet të merren. Kemi propozuar edhe rezolutë. Kërkuam që ky debat të mbahet këtë të enjte, por partia në pushtet insistoi që agjenda është shumë e ngarkua dhe mbetet për të enjten e ardhshme”, tha Gashi.

Të ngjashme