Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se sot në ora 11:00 është do të duhej të mbahej seanca e jashtëzakonshme për deportimin e gjashtë shtetasve turq, sipas kërkesës të Grupit Parlamentar të LDK-së, mbështetur edhe nga dy grupe të tjera parlamentare.
Hoti shkruan se Kryesia e Kuvendit nuk është mbledhur për të proceduar me këtë kërkesë.
“Sot në orën 11:00 është dashtë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për skandalin e deportimit jo ligjor të gjashtë shtetasve turq sipas kërkesës të Grupit Parlamentar të LDK-së, mbështetur edhe nga dy grupe të tjera parlamentare. Kryesia e Kuvendit nuk është mbledhur për të proceduar me këtë kërkesë dhe si rezultat seanca nuk mund të mbahet sot. Ne kemi dorëzuar një kërkesë tjetër që kjo seancë të mbahet nesër në orën 14:00. Pres që Kryetari i Kuvendit të respektojë normat e Rregullores të Kuvendit dhe vullnetin e 40 deputetëve dhe të mbledhur sa më parë Kryesinë e Kuvendit për të caktuar seancën”, shkruan Hoti.