LDK: Mërgata do ta rikonfirmojë mbështetjen në raundin e ri ndaj Bexhet Xheladinit

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Supreme dhe aprovimin e ankesës së kandidatit të tyre, Bexhet Xheladini dhe të LDK-së ndaj vendimit siç e kanë quajtur skandaloz të PZAP-së për të deformuar vullnetin qytetar e për të vendosur fatin e zgjedhjeve lokale në tavolinë.

Përmes një komunikate për medie, LDK thotë se “Precedente të tilla, s’mund të lejohen në demokraci. Prandaj vendimi i Gjykatës Supreme mbron sistemin zgjedhor, votën e lirë dhe vendimin e qytetarëve tanë pa dallim”.

“Mërgata jonë, siç ka vendosur qartë e bindshëm në raundin e parë të zgjedhjeve më 17 tetor, e në raundin e dytë me 14 nëntor, do të vendosë dhe në raundin e ri, të përsëritjeve të zgjedhjeve për votuesit me postë. I ftojmë qytetarët tanë në mërgatë të shprehin lirshëm dhe sërish bindshëm si në dy raundet paraprake, mbështetjen për kandidatin tonë, kryetarin e ri, Dr. Bexhet Xheladini për komunën e Dragashit. Vullneti dhe zëri i tyre nuk mund të shuhet nga askush”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme