Ministri i Financave Avdullah Hoti, zv. Ministri i Punëve të jashtme Valon Murtezaj dhe kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit Bedri Nika, takuan një grup të rinj nga Komuna e Drenasit.
Ky takim shërbeu për trajtimin e problemeve të të rinjve dhe çështjeve aktuale në vend si dhe u prezentua puna që po bëhet për përmbushjen e programit qeveritar dhe forcimin e institucioneve. Gjithashtu, Nika i njoftoi të rinjt për aktivitetet parazgjedhore dhe synimet që ai i ka për të i realizuar si kryetar i ardhshëm i Drenasit.