Lidhja Demokratike e Kosovës, situatën në vend po e vlerëson më të keqen, në 11 vjet që prej shpalljes së Pavarësisë së vendit, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ka humbur besimi i qytetarëve në lidershipin e vendit.
Lidhja Demokratike e Kosovës, situatën në vend po e vlerëson më të keqen, në 11 vjet që prej shpalljes së Pavarësisë së vendit, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ka humbur besimi i qytetarëve në lidershipin e vendit.
idhja Demokratike e Kosovës, situatën në vend po e vlerëson më të keqen, në 11 vjet që prej shpalljes së Pavarësisë së vendit, raporton Ekonomia Online.
Në një konferencë për media, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se ka humbur besimi i qytetarëve në lidershipin e vendit.
Sipas Hotit edhe marrëdhëniet me ndërkombëtarët kanë ndryshuar, duke shtuar se nuk ka ndodhur asnjëherë t’i pamundësohet kryeministrit të vendit, vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Në 11 vjet shtet, asnjëherë Kosova nuk ka qenë në pozitë më të dobët. Kosova po përjeton degradim institucional për shkak të lidershipit shtetëror që është jolojal ndaj shtetit të Kosovës. Sot është vënë në pikëpyetje përkrahja e partnerit tonë kryesor – SHBA-së, ndaj shtetit të Kosovë. Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të shtetit më pro-amerikan dhe pro-evropian, i ndalohet udhëtimi në SHBA. Anulohen 10 programe në Qendrën ‘Marshall’”, tha Hoti, raporton Ekonomia Online.
Hoti kritika pati edhe për kreun e shtetit, Hashim Thaçi. Sipas tij, ky i fundit duhet të lobojë për njohje të reja dhe jo për ndryshim të kufijve.
Ai tha se presidenti ka bllokuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke mos certifikuar e shumë asamblistëve dhe një deputet.
“Në anën tjetër, Presidenti lobon fuqishëm korrigjim të kufijve. Sikur Presidenti të lobonte kaq fuqishëm për njohje të reja, nuk do të kishim tërheqje të njohjeve. Dialogu është në rrugë pa krye. Ekipi dialogues është jo kushtetues. Ky format i ekipit na ka kthyer në kohën e institucioneve të përkohshme”, tha Hoti.
Sipas LDK-së, platformë për dialogun është Kushtetuta e vendit.
“Platformë për dialog është vetëm Kushtetuta e Kosovës. Ekip dialogues është Qeveria legjitime, që e udhëheq dialogun bazuar në një platformë orientuese, që miratohet në Kuvendin e Kosovës vetëm me 2/3 e votave. Le ta ketë të qartë Presidenti, dhe të gjithë lobuesit rreth tij brenda dhe jashtë vendit, se korigjim të kufijve nuk do të ketë. Qytetarët e Kosovës do të korrigjojnë lidershipin e tyre. Në zgjedhje të lira, qytetarët e Kosovës do të zgjedhin një lidership lojal ndaj tyre dhe Republikës së Kosovës”, shtoi Hoti.
Shefi grupit parlamentar të LDK-së, tha se Qeveria po keqpërdorë buxhetin, ku pa të cilin ka mbetur edhe kjo parti politike.
“Taksa po përdoret si strehë për plaçkë të buxhetit nga koalicioni PAN. Mbi 8 milion euro janë ndarë nga rezerva gjatë vitit 2018. Qeveria është shndërruar në mekanizëm vendimarrës për të realizuar interesa biznesore, siç ishte rasti me vendimet për: (i) uljen e akcizës në duhan, (ii) lirim nga taksat të prodhuesve të ujit, (iii) shpallja si investitor strategjik një kompani e shkatërron lumbardhin e Pejës etj. Institucionet dhe ndërmarrjet publike janë bërë strehë punësimi për militantë dhe familjarë të partnerëve të koalicionit PAN”, tha Hoti.
Për të gjitha këto çështje, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës.