Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do të shkruajë sot marrëveshje bashkëpunimi parazgjedhore me subjektin politik Alternativa dhe Lëvizjen për Drejtësi, raporton Ekonomia Online.
Siç thuhet në njoftimin e LDK-së, marrëveshjet do të firmosen nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me kryetarin e Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Qerkezi, dhe Mimoza Kusari-Lilën nga subjekti i ri politik “Alternativa”.