LDK nesër mban mbledhjen e kryesisë, nominon kandidatin për kryeministër

Prishtinë | 23 Nën 2025 | 12:05 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër pritet

të caktojë kandidatin për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së do të nisë nga ora 15:00.

Si pikë e dytë e rendit të ditës është edhe nominimi i kandidatit të LDK-së për kryeministër.

Për zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti, LDK-ja kishte Lumir Abdixhikun kandidat për kryeministër.

Të ngjashme