Lidhja Demokratike e Kosovës ka nominuar Besim Hotin, për kryetar të komunës së Klinës.
Lajmin e ka bërë të ditur deputetja e kësaj partie, Mirjeta Kalludra me anë të një postimi në Facebook.
“Urime dhe suksese të përbashkëta kandidatit për kryetar Besim Hoti, strukturave dhe elektoratit të LDK-së në Klinë. Së bashku për rikthim të fitores së LDK në Klinë”, ka shkruar Kalludra.
LDK pritet që të hënën të zyrtarizojë e dhe kandidatët tjerë përfshirë edhe atë për Prishtinën.