Glauk Konujfca, zyrtar i lartë i Vetëvendosjes, ka thënë se qeverinë do ta bëjë VV-ja bashkë me LDK-në, nëse kjo e fundit pranon që të pranojë Albin Kurtin për kryeministër.
Konjufca ka folur në RTV 21 për formimin e qeverisë së ardhshme.
LDK-ja, sipas Konjufcës, nuk guxon të shkojë në koalicion me PAN-in, pasi kjo do ta dëmtonte partinë e Isa Mustafës, duke bërë që të humbiste edhe më tutje mbështetjen e elektoratit. Kjo sipas tij, në fakt nuk do t’i bënte keq Vetëvendosjes, pasi në zgjedhjet e ardhshme, do të arrinte t’i merrte mbi 40 deputetë, duke arritur që ta bëjë qeverinë e vetme, me ndihmën e minoritetet.
Ndërsa, i pyetur nëse LDK-ja do ta pranonte koalicion me Vetëvendosjen, por me kushtin që kryeministri t’i takonte partisë së Isa Mustafës, Konjufca ka thënë se atëherë vendi do të duhet të përgatitet për zgjedhje të sërishme. Sipas tij, Vetëvendosje, nuk heq dorë nga posti i kryeministrit.