Shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) e kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës – interpelancën e kryeministrin Haradinaj për Rastin Dehari, pasi debati i ashpër gati ka eskaluar në përleshje fizike ndërmjet deputetëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.
Pas tollovisë që u shkaktua në Kuvend, Armend Zemaj duke folur në emër të LDK-së tha se nuk do të marrin pjesë më në debatin për vdekjen e Astrit Deharit.
Ai tha se këtë po bëjnë duke para se debati, si nga deputetët e Vetëvendosjes edhe ata të shumicës kanë devijuar nga qëllimi i thirrjes së kësaj interpelance.
Por, në fakt Zemaj vazhdon të jetë në seancë me vetëm disa deputetë të grupit parlamentar, sikur shihet dhe në pamjet e Ekonomia Online.
LEXO EDHE:
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/perleshje-ndermjet-deputeteve-te-pdk-se-dhe-te-vetevendosjes-foto-video/