LDK-PDK zyrtarizojnë marrëveshjen në Istog, ja detajet e koalicionit

Prishtinë | 02 Shk 2022 | 19:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshje për të qeverisur bashkë me PDK-së në katër vitet e ardhshme.

Marrëveshja, sipas tij, është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transnparente e të ndershme.

I pari i Istogut ka bërë me dije se PDK do ta ketë nënkryetarin e komunës dhe tri drejtori, transmeton Indeksonline.

“Jemi dakorduar poashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së përformancës në periudha një (1) vjeçare”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Indeksonline ka raportuar ditë më parë për këtë marrëveshje.

Postimi i plotë i Feratit:

Sot kam pritur në takim kryetarin e PDK-së, dega në Istog, z. Ali Nimanaj. Si rezultat i përpjekjeve tona të përbashkëta kemi arritur marrëveshje për të qeverisur në Istog për katër vitet e ardhshme.

Marrëveshja është nënshkruar mbi parimet e qeverisjes së mirë, transparente e të ndershme, profesionale e në përputhje me ligjet në fuqi dhe do të jetë në funksion të zhvillimit të qytetit tonë dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve të Komunës tonë.

Marrëveshja parasheh që Partia Demokratike e Kosovës, dega në Istog, do të udhëheqë me dikasteret si më poshtë:

Nënkryetarin e Komunës

Drejtorinë e Bujqësisë

Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport

Drejtorinë e Administratës.

Jemi dakorduar poashtu që bartësit e funksioneve komunale do t’i nënshtrohen mekanizmit të matjes së përformancës në periudha një (1) vjeçare.

Emërimi dhe prezantimi i të gjithë ekipit tonë qeverisës do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Na priftë e mbara!

Të ngjashme