idhja Demokratike e Kosovës pas miratimit të raportit për deportimin e gjashtë shtetasve turq, vlerëson se në këtë dokument specifikohen qartë 31 shkelje të Kushtetutës dhe Ligjeve.
Poashtu sipas LDK me rastin e deportimit të shtetasve turq, janë shkelur edhe rregullore të ndryshme që lidhen me procedurat për deportimin e shtetasve të huaj.
Lidhja Demokratike vlerëson se rastet e tilla nuk duhet të përsëriten më.
Partia më e madhe opozitare në Kosovë thekson se përfundimet e këtij Komisoni e nxjerrin qartë përgjegjësin e drejtpërdrejt dhe indirekt në deportimin e gjashtë shtetasve nga Turqia.
Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje organeve të drejtësisë të bëjnë punën e vetë në mënyrë të paanshme dhe efikase.