Me rastin e ratifikimit nga Kuvendi i Maqedonisë të amendamenteve kushtetuese për ndryshimin e emrit në Maqedonia Veriore, LDK përgëzon shtetin fqinj.
“Ratifikimi i amendamenteve kushtetuese për të ndryshuar emrin në Maqedonia Veriore, si respektim i Marrëveshjes së Prespës, është hap i fuqishëm i Maqedonisë drejtë fqinjësisë së mirë në Ballkan, një hap i vendosur drejt një Ballkani më të sigurt, më të integruar në strukturat euro-atlantike, më paqësor dhe me më shumë prosperitet”.
“Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe partitë politike shqiptare në Maqedoni për kontributin e dhënë drejtë një ardhmërie më të ndritur në Ballkan”, thuhet në komunikatë.