Ekonomia Online
FUNDIT

LDK reagon pas lajmit se 33 zyrtarë të tyre iu bashkuan Vjosa Osmanit

LDK reagon pas lajmit se 33 zyrtarë të tyre iu bashkuan Vjosa Osmanit

Gjatë ditës së diel, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, ka thënë se 33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan në Iniciativë. Pas kësaj deklarate, reagimi i LDK-së erdhi menjëherë, duke thënë një sqarim. Sipas Degës së LDK-së, dy kryetarë degësh vetëm ishin të shkarkuar e të tjerët, sipas tyre, nuk janë LDK. Reagimi i […]

Gjatë ditës së diel, këshilltari i Presidentes Vjosa Osmani, Faton Peci, ka thënë se 33 zyrtarë të LDK-së iu bashkuan në Iniciativë.

Pas kësaj deklarate, reagimi i LDK-së erdhi menjëherë, duke thënë një sqarim.

Sipas Degës së LDK-së, dy kryetarë degësh vetëm ishin të shkarkuar e të tjerët, sipas tyre, nuk janë LDK.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Sa për informim të publikut, sot i qenkan bashku VVjoses 2 kryetar nëndegësh (të cilët edhe ashtu prej kohësh i kishin biletat në xhep, veçse nuk e dinin akoma në cilin stacion me u ndal) kurse të tjerët nuk janë LDK ose janë të shkarkuar nga LDK-ja. Rruga e mbarë.

Strukturat legjitime të LDK-së në Mitrovicë, të gjithë janë të vendosur për ta rikthyer LDK-në më të fortë se kurrë.

Të ngjashme