Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)përmes një telegrami ka ngushëlluar familjarët, miqtë e bashkëpunëtorët për vdekjen e ish-deputetit Kujtim Paçaku.
“Me dhembje të thellë morëm lajmin për vdekjen e papritur të kolegut dhe veprimtarit Kujtim Paçakut. Kujtimi ishte shembull i sjelljes, komunikimit dhe artikulimit, në Kuvendin e Kosovës, në aktivitetet e komunitetit të tij dhe kudo që ishte. Ngushëllime familjes Paçaku miqve e bashkëveprimtarëve dhe qytetarëve të Kosovës”, thuhet në telegram.