Si bëhet kënga rome

Prishtinë | 08 Pri 2023 | 22:24 | Nga Ekonomia Online

(Poezi nga Kujtim Paçaku)

Merre një grusht dhimbje
Shto ca pika loti
E pak pluhur rrugësh të pasosura
Pak aromë stinësh të harruara
Në fund i shton erëza djegëse dashurie
Dhe i hedh ca yje përsipër
Dhe e le të piqet
Të piqet në zjarr të shpirtit
deri në agim…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme