Lidhja Demokratike e Kosovës dënon incidentin e ndodhur sot në Malishevë, të orkestruar dhe të provokuar nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje.
LDK konsideron se ky subjekt me sjelljet joligjore dhe antishtetërore, po nxit dhunë dhe konflikte ndërmjet njerëzve duke cenuara rendin dhe ligjin, përmes shantazheve, presioneve dhe shkeljes së privatësisë e keqpërdorimit të imazhit publik të deputetëve të Kosovës.
LDK i bën thirrje anëtarësisë së saj të gjerë dhe të gjithë qytetarëve që të mos bien pre e provokimeve dhe përpjekjeve për nxitje të konflikteve nga strukturat e inkriminuara të VV-së.
LDK kërkon nga VV që të heq dorë nga veprimet kriminale dhe përpjekja për të realizuar skenarë kundër Republikës së Kosovës dhe kundër rrugës euroatlantike të saj, pasi që tashmë, qytetarët e Kosovës i kanë kuptuar synimet e tyre të errëta dhe rrugën e tyre antiperëndimore dhe kundër Republikës së Kosovës.