Fati ynë që Zaev kaq shpejt e tregoi fytyrën e vërtetë, se ken shqiptarët tuj ja hëngër zemrën.
S’ka më lehtë se m’i mashtru shqiptarët, mjafton të shtiresh sikur i do.
Dashuria e përkthyer nga një gjuhë e huaj, i tranon shqiptarët.
Derisa do të ekzistonte një shqiptar i vetëm mbi këtë tokë, votën tjetër kujt nuk ia kisha dhënë, m’u rrotullu bota.
Të shtiresh sikur je serb ‘i mirë’ maqedon ‘i mirë’, apo grek ‘i mirë, shkrihen pas teje shqiptarët.
I tërheq ‘i huaji’, malli i huaj, dhe që është kështu tregon fakti se shqiptarët ia dhanë votat e tyre Zaevit, shkaku se ky diti ta luaj ‘shqiptarin’ më mirë se shqiptarët. Dhe shkaku se ky është ‘maqedon’, dikushi.
Tash që Zaevi e ka zbuluar në Serbi një popull të ri, ‘popullin ortodoks’, çka kanë për të thënë myslimanët shqiptarë që kujtuan se kanë të bëjnë me një njeri normal, një njeri perendimor, i cili nuk i ndan popujt në fe.
Çka është populli ortodoks?
A hyjnë aty edhe shqiptarët ortodoksë, pasi që Zaevi i numëron ortodoksë vetëm serbët dhe maqedonët.
Tash që Zaevi tha se ‘kishat në Kosovë janë zemra e Serbisë’, çka kanë për të thënë myslimanët shqiptarë të Maqedonisë, që ia dhanë votat?
A mendojnë edhe myslimanët se kishat janë të atyre që i shfrytëzojnë ato! A kaq poshtë mund të bie katundi ynë!
A thonë edhe ata se ‘kishat mund të jenë cilido organ i serbëve, madje mund t’i konsiderojnë ato, jo vetëm ‘zemra’, por edhe organe gjenitale, çka të duan vet le ti konsiderojnë ato’, sepse nuk mund ta ndalosh askë të mendoj e të ndjejë çka të dojë.
A janë edhe xhamijat e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Serbisë zemrat e Turqisë!
S’janë. Por, mirë do të ishte të thuhej se ‘janë’!
Adem Demaçi një herë ka pas thënë se ‘duke iu falenderuar kriminalitetit të Sllobodan Miloshevicit ne sot jemi të lirë dhe të pavarur!
Sikur pushteti serb të ishte i butë dhe i matur, sipas kësaj logjike, shqiptarët do të ishin nën Serbi, siç jetojnë si qytetarë të rendit të dytë të gjithë shqiptarët gjithandej Ballkanit, përjashto Shqipërinë.
Pse ndodh kështu?
Sepse shqiptarët nuk lypin shumë. Mos të them, se u mjafton mos m’i nguc!
Sikur Gruevski të ishte i butë me shqiptarët, kurrë për jetë shqiptarët s’do të kishin kërkuar më shumë se bukë, ujë, dashuri dhe fe.
Pavarësia dhe liria janë luks për shqiptarët e vuajtur, siç është luks buka e grytë për një varfanjak të uritur.
Prandaj, sa herë e harrojmë emrin e armikut, e kaluara kthehet dhe na ndëshkon.
Sa herë kujtojmë se ‘i huaji’ bëhet ‘i joni’, e kaluara kthehet e merr hak!
Dhe, shyqyr që kthehet!
Shyqyr që lan lesh mbi ne.
Se neve mos me na nguc, e harrojmë
lirinë, dhe harrojmë se përveç të qetë duhet të jemi edhe të pavarur dhe dinjitoz.
Bile me na shliru neve e me ba i mprehë brinat, bëjmë edhe teatër e drama ‘t’pshurrta’ edhe kundër UÇK-së, në bashkëpunim me armiqtë e UÇK-së.
Kaq kurrkusha që jemi!
Mirë që të gjithë e panë se Zaevi për shqiptarët është armik, si Gruevski, të cilin së paku një herë e dëgjuan gjinja kur i lindi një fëmijë, të këndonte shqip.
Edhe më e pakripë më këto skeçe del ‘Dashuria e Talatit me Fitneten’, kinse shumë i rrezikshëm Talati, se shqiptar!
Ani çka që Talat Xhaferi u bë Kryeparlamentar i Kuvendit të Maqedonisë!
Kujt i duhet Talat Xhaferi!
Kujt i kryen punë ai!
…mjafton që është shqiptar!
Po, jo mor çfarë!
P.S. Kisha pasur dëshirë që kryqi i Zaevit për votuesit e tij shqiptarë të jetë sa më i gjatë dhe sa më i ftohtë.
Tash që ua ka ngulur, a keni forcë t’i tregoni Zaevit, atij, ‘son of a bich-i’ se çështja e Kosovës është punë e kryer.
Së paku për Kosovën ‘mos ha’!