Leart Paqarada votohet nga tifozët si lojtari i xhiros së parë

Prishtinë | 03 Gus 2021 | 16:59 | Nga Ekonomia Online

Lexuesit e ueb-faqes gjermane liga2-online.de kanë zgjedhur futbollistin e FC St. Pauli, Leart Paqarada, si lojtari më i mirë i xhiros së parë në Bundesliga 2.

Në votimin javor, mbrojtësi kosovar që realizoi njërin nga tre golat në fitoren ndaj Kiel ka arritur që të marr 69% të votave, duke lëne pas vetës futbollistin Christoph Daferner nga (Dynamo Dresden), Daniel Heuer Fernandes (Hamburger SV) si dhe Jannik Huth (SC Paderborn).

Të ngjashme